RTSH 24 Live

Botë

Macron paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk përfundon në javët apo muajt e ardhshëm

28/06/2022

Macron paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk përfundon në javët apo muajt e ardhshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të martën se "Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën".

Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të jenë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj: "Askush nuk po e konsideron fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm".

Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një "shtet që sponsorizon terrorizmin".

Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një "krim lufte"./ CNN

/rtsh.al/