RTSH 24 Live

Europë

Macron dënon vrasjen e algjerianëve në protestën e vitit 1961

17/10/2021

Macron dënon vrasjen e algjerianëve në protestën e vitit 1961

Shtypjen e përgjakshme nga policia të një proteste të algjerianëve të mbajtur në paris 60 vite më parë PResidenti francez Emanuel Macron e ka quajtur një krim të pafalshëm. Në 17 tetor 1961, policia franceze u përball me demontrues algjerianë. Shumnë prej tyre u rrahën, u qëlluan me armë ose u hodhën për t’u mbytur në lumin Senë. 
Numri I saktë i viktimave nuk dihet, por thuhet se disa qindra protestues mund të kenë humburr jetën atje. Presidenti macron është I pari president francez që njeh krimet e kryera në atë 17 tetor të viti 1961. Ai iu bashkua një aktiviteti përkujtues të mbajtur pranë urës mbi lumin senë, atje ku filloi marshimi I 1961-It kundër ndalim qarkullimit të vendosur vetëm ndaj algjerianëve. Zoti Macron u tha të afërmve të viktimave se krimet u kryen nën komandën en shefit famëkeq të policisë së parisit Maurice Papon, për të cilin në vitet 1980 u zbulua se gjatë luftës së dytë botërore kishte bashkëpunuar me forcat naziste në transferimin e hebrenjve në kampet e vdekjes. 
Marshimi I 1961-it u shtyp brutalisht, dhunshmë dhe me gjak, thuhet në një deklaratë të publikuar nga zyra e zotit Makron. Gjatë tij, u arrestuan 12 mijë algjerianë, shumë u plagosën dhe dhjetra u vranë, theksohet në deklaratë.  
Masakra, e cila ndodhi gjatë luftës kundër regjimit francez në Algjeri, u mohua dhe u fsheh nga qeveritë franceze për dekada. Perkujtimoret e para për ngjarjen u organizuan në vitin 2001-it nga kryebashkiakut i Parisit.