RTSH 24 Live

Sociale

Lushnje, protestë për çmimin e shalqirit, Braçe: T‘i vijmë në ndihmë fermerëve për të shitur prodhimin

22/06/2022

Lushnje, protestë për çmimin e shalqirit, Braçe: T‘i vijmë në ndihmë fermerëve për të shitur prodhimin

Kultivuesit e shalqirit në zonën e Çermës, paraditen e sotme kanë protestuar për tregtimin e kësaj kulture. Fermerët e kësaj zone kanë gati mijëra kujtal shalqi, por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët me të cilin tregtarët e kërkojnë,10-12 lekë për kg ka çuar që ata të mos e vjelin por të protestojnë pasi sipas tyre me këtë çmim janë të falimentuar.

Në mbështetje të këtyre fermerëve ka qenë dhe deputeti i zonës Erion Braçe, i cili ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë pasi mekanizmat ekzistojnë që fermeri të ndihmohet dhe jo të falimentohet.

Vetëm në fshatin Çermë e Sipërme jane mbi 100 hektarë shalqi që kanë arritur pjekjen teknike dhe ende nuk evadohen brenda një afati 15 ditor, prodhimi kalon në tejpjekje dhe në këto kushte fermerët nuk do të shesin dot asnjë kilogram, ashtu si vitin e kaluar në disa zona të Lushnjes.

/rtsh/