RTSH 24 Live

Sociale

Lushnje, memorial pas 110 viteve në përkujtim të masakrës serbe në fshatin Gjuzaj 

25/03/2023

Lushnje, memorial pas 110 viteve në përkujtim të masakrës serbe në fshatin Gjuzaj 

Pas 110 vjetësh është bërë e mundur përkujtimi i emrave të 27 burrave të fshatit Gjuzaj në Lushnje, të vrarë nga serbët më 25 mars 1913.

Një memorial është ndërtuar pranë vendit të  masakrës është një ngjarje shumë e  madhe për  banorët, të afërmit e cilëve u therën me thikë nga serbët. 

Prej tyre vetëm njeri arriti të mbijetonte, Mustafa Zhyra, i cili ka treguar ngjarjen për të ardhur  gojë pas goje deri në ditët e sotme.

Pasi një nga djemtë e fshatit u njoh me këtë histori bëri të mundur ndërtimin e një memoriali, për të kujtuar gjakun e të vrarëve. 

Sipas historianëve, ushtria serbe kërkonte të merrte troje në Lushnje e pastaj do të kalonte në Berat.

Por ata hasën në rezistencën e burrave të fshatit Gjuzaj. 

Familjarët e 27 të vrarëve i kanë kërkuar presidentit Bajram Begaj të japi vlerësime  për këta emra të cilët u vranë për të mbrojtur familjen, atdheun dhe pasuritë shqiptare.

 

 

/ rtsh /