RTSH 24 Live

Sociale

Lushnje, fermerët kthejnë sytë nga gruri

20/09/2021

Lushnje, fermerët kthejnë sytë nga gruri

Rritja e çmimit të grurit në bursë, ka bërë që fermerët të kthejnë menjëherë vëmendjen ndaj kësaj kulture.  Specialistët e bujqësisë në Lushnje, thonë për RTSH-në se diskutimet për rritje çmimesh në miell dhe nënprodukteve të tij, po ndikon në rritjen e interesit të fermerëve për shtimin e siperfaqeve të mbjella këtë vit me grurë.

1200 kv grurë e prodhuar këtë vit për farë nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje është e gjitha e porositur për t'u mbjellë nga fermerët  pas dy muajsh. Ky interes lidhet direkt me diskutimet në rritjen e çmimit të grurit për import.

Çmimet në tregun vendas  për grurë jane rritur 10 -15% ne krahasim me një vit më parë, ndaj pritet rritje edhe për shitjes e farës së grurit që do të mbillet në muajin nëntor.

Këtë vit në gjithë qarkun Fier është mbjellë rreth 14 mijë e 100 ha grurë. Ndërsa së bashku me fushat e Gjirokastrës e Vlorës shifra shkon në 18 miëj e 50 Ha. 
Në 10 vitet e fundit sipërfaqjet e mbjella me grurë janë zvogëluar sepse fermerët kanë pasur interes më tepër në kulturat që sjellin fitime më të mëdha dhe me të shpejta në ekonomitë e tyre.