RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Lushnje, 58 vjeçari bie nga kati i tretë i banesës

25/06/2021

Lushnje, 58 vjeçari bie nga kati i tretë i banesës

Albert Taullau, 58 vjeç, person i njohur në Lushnje ka humbur jetën paraditen e së premtes. Në njoftimin zyrtar policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës  10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë dhe  dyshohet se Taullau ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.  Ne vitin 2019 ne kete banese viktimes iu vendos tritol. Megjithese autoret nuk u gjenden dyshimet rane mbi anetaret e bandez se Aldo Bares. Familja Taullau eshte ne konflikt te hershem me kete bande. Nje nga vellezerit e tij Baki Taullau  eshte vrare në vitin 2005. Ne vitin 2018 vellait tjeter, Sajmir Taullaut iu be atentat ne lokalin e tij bar kafe, por u shpetoj plumbave. Ndersa djali i viktimes se sotme, Klajdi Taullau ndodhet ne burg, pas arrestimit disa muaj me pare. Burime të rezervuara për RTSH pohojnë se viktima e sotme prej disa kohësh vuantë nga depresioni, madje edhe jurohej për këtë. Të njëjtat burime pohojnë se në momentin e ngjarjes së bashku me Taullaun në ballkon ka qenë dhe e bija, ndërsa në banesë ndodhej edhe e shoqja.