RTSH 24 Live

Aktualitet

Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

26/01/2022

Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Qeveria shqiptare ka shpallur zona të reja "Park Natyror" Lumin e Vjosës, Lumin e Shalës, Alpet e Shqipërisë dhe Malin e Munellës. 

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit Mirela Kumbaro. Ajo tha se vendimi u mor pas përditësimit të të gjithë territorit, rishikimit, rivlerësimit të zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive që nga monumentet e kulturës, monumentet e natyrë dhe Parqet Kombëtare.

Në këtë rishikim është vërejtur gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vite e fundit ku shpeshherë nuk janë pasur parasysh kriteret mbrojtëse. 

"Me këtë proces rishikimi kemi jo vetëm përditësim të atyre çfarë kishim, por kemi shpallje të reja siç është lumi i Vjosës. Aq shumë i debatuar, dua të them se është një kontribut i përbashkët i shumë aktorëve. Apo siç është lumi i Shalës, lugina. Pra në kështu shkojmë me dy zona të reja të mbrojtura në nivelin Park Natyror, çfarë na jep mundësinë të bëjmë një planifikim më të mirë dhe një organizim më të mirë të aktiviteteve turistike ekonomike që mund të zhvillohen" tha zonja Kumbaro. "Në total nga 18% të territorit që kishim në letra me zona të mbrojtura sot kemi 21% të territorit" tha ajo.