RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Zyrtari i lartë ukrainas: Jemi gati për të filluar kundërsulmin

27/05/2023

Lufta/ Zyrtari i lartë ukrainas: Jemi gati për të filluar kundërsulmin

Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur kundër forcave ruse, ka thënë një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në vend për BBC. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov nuk përmendi një datë, por tha se një sulm për të rimarrë territorin nga forcat pushtuese të Presidentit Vladimir Putin mund të fillojë "nesër, pasnesër ose pas një jave".

Ai paralajmëroi se qeveria e Ukrainës nuk kishte "të drejtë të gabojë" me vendimin, sepse kjo, sipas tij,  është një mundësi historike që nuk mund ta humbasin.

Ai konfirmoi gjithashtu se disa forca mercenare Wagner po tërhiqeshin nga qyteti i Bakhmut , vendi i betejës më të përgjakshme të luftës deri më tani, por ai shtoi se ata po rigrupoheshin në tre vende të tjera.

Danilov tha gjithashtu se ishte "absolutisht i qetë" në lidhje me fillimin e Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, duke thënë: "Për ne, nuk është një lajm".

Ukraina ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh. Por ajo ka kërkuar sa më shumë kohë të jetë e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë.

Ndërkohë, forcat ruse kanë përgatitur mbrojtjen e tyre.

/rtsh.al/