RTSH 24 Live

Botë

Lufta Ukrainë-Rusi/ Kina: Dialogu dhe negociatat, të vetmet rrugë për t’i dhenë fund

24/11/2022

Lufta Ukrainë-Rusi/ Kina: Dialogu dhe negociatat, të vetmet rrugë për t’i dhenë fund

"Dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugë për t'i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi.Palët duhet të fillojnë ndërveprimin e drejtpërdrejtë, t'u kthehen negociatave diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur". Kështu deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Geng Shuang, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Pekinit në OKB. 

Ai ka përforcuar thirrjen që palët të tregojnë përmbajtje me që qëllim mos përshkallëzim të situatës. “Ne u bëjmë thirrje edhe një herë palëve që të tregojnë përmbajtje në mënyrë që veprimet e tyre të mos e përshkallëzojnë konfrontimin”, shtoi ai.

Lufta Ukrainë-Rusi shënon plot 9 muaj nga nisja e konfliktit. Më shumë se 8,300 civilë mes tyre 437 fëmijë, kanë humbur jetën deri më sot në Ukrainë. Nga ana tjetët, autoritetet ukrainase kanë regjistruar më shumë se 45,000 krime lufte ndërsa kanë emëruan 216 të dyshuar duke përfshirë 17 robër lufte rusë. 12 të pandehur janë shpallur fajtorë në gjykatat e Ukrainës.

/rtsh.al/