RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Raketa ruse godet klinikën mjekësore në Ukrainë, 1 viktimë dhe 15 të plagosur

26/05/2023

Lufta/ Raketa ruse godet klinikën mjekësore në Ukrainë, 1 viktimë dhe 15 të plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe 15 janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë, në një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në Dnipro në Ukrainën lindore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin dhe tha se autoritetet po punonin për të shpëtuar persona të tjerët që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

"Terroristët rusë konfirmojnë edhe një herë statusin e tyre të luftëtarëve kundër çdo gjëje njerëzore dhe të ndershme", tha ai.

Autoritetet ukrainase thanë se kanë rrëzuar 17 raketa dhe 31 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës. Disa dronë dhe raketa goditën objektivat në Dnipro dhe qytetin lindor të Kharkiv, duke përfshirë një depo nafte.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit, duke synuar objektet e saj të infrastrukturës përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.

Ukraina raportohet se goditi dy rajone në jug të Rusisë me një raketë dhe një dron të enjten, por Rusia tha se raketa u rrëzua nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore./ BBC

/rtsh.al/