RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse ndërton bazë në Mariupolin e pushtuar, publikohen imazhet satelitore

03/12/2022

Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse ndërton bazë në Mariupolin e pushtuar, publikohen imazhet satelitore

Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake, pamjet e së cilës janë kapur nga satelitë dhe janë publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës “Maxar”.

Kompleksi i ri në formë U ndodhet afër qendrës së qytetit. Në çatinë e saj, shihet ylli i kuq, i bardhë dhe blu i ushtrisë ruse, me shkronjat që lexojnë: "Për njerëzit e Mariupolit".

Forcat e Moskës rrethuan qytetin gati tre muaj më parë dhe breshëritë e vazhdueshme të artilerisë e lanë pjesën më të madhe të tij në gërmadha.

Zyrtarët ukrainas vlerësuan muajin e kaluar se rreth 25,000 civilë u vranë në sulme, ndërsa OKB-ja tha se kishte konfirmuar vdekjen e 1,348 civilëve, por numri i vërtetë i vdekjeve dyshohet se është shumë më i lartë./ BBC

/rtsh.al/