RTSH 24 Live

Ekonomi

Lufta në Ukrainë shton goditjet në ekonomi, Nikolin Jaka: Bizneset, në limitet e ekzistencës

21/06/2022

Lufta në Ukrainë shton goditjet në ekonomi, Nikolin Jaka: Bizneset, në limitet e ekzistencës

Bizneset shqiptare po përballen me dyfishimin e kostove për shkak të luftës në Ukrainë, ndërkohë që ende nuk kishin marrë veten nga humbjet që shkaktoi pandemia Covid-19.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka thotë se bizneset janë në limitet e ekzistencës, ndaj i bëri thirrje qeverisë për mbështetje. Nga ana tjetër, Jaka i bëri thirrje bizneseve që të solidarizohen me ndihma ushqimore si dhe medikamente për Ukrainën.

Në takimin me kryetarin e dhomës së tregtisë Tiranë, Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria ka treguar ndaj Ukrainës si dhe bëri thirrje për ndihmë financiare dhe humanitare.

/rtsh.al/