RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ Rusia: Kemi rritur prodhimin e armëve sipas planit të Putinit

01/04/2023

Lufta në Ukrainë/ Rusia: Kemi rritur prodhimin e armëve sipas planit të Putinit

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se Rusia ka rritur prodhimin e armëve por pa treguar shifra konkrete.

Hapat për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe për të përmirësuar produktivitetin kanë bërë të mundur rritjen e konsiderueshme të prodhimit të armëve për trupat, duke përfshirë armët konvencionale dhe me precizion të lartë.

E gjithë kjo na lejon të arrijmë qëllimet e vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem bazuar në planin e operacionit special ushtarak”, ka theksuar Shoigu gjatë një takimi mbi furnizimet me armë me Grupin e Përbashkët të Forcave të Armatosura.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për një përpjekje në shkallë të gjerë për të ndërtuar kapacitete në mënyrë që të prodhojë më shumë armë për luftën e tij në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes dhe vetë Shoigu janë kritikuar muajt e fundit nga shefi i kompanisë ushtarake private Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili i ka akuzuar ata se nuk kanë furnizuar luftëtarët e tij në vijën e parë me municion.

/rtsh.al/