RTSH 24 Live

Bota

Lufta në Ukrainë, mbërrijnë armët e para të rënda nga Gjermania

21/06/2022

Lufta në Ukrainë, mbërrijnë armët e para të rënda nga Gjermania

Në Ukrainë kanë mbërritur armët e para të rënda nga Gjermania. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Kievit, Oleksiy Reznikov në Twitter, ndërsa ka falënderuar Berlinin për mbështetjen e tij, raporton La Repubblica.

Gjermania dërgoi arsenalin e parë vetëlëvizës Panzerhaubitze 2000 (armë me rreze të gjatë veprimi), në Ukrainë, në mbështetje me luftën me Rusinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje Gjermanisë për furnizimin e vendit të tij me armë më të rënda, përfshirë tanke, artileri dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

/rtsh.al/