RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ Lukashenko: Rusia transferon armët bërthamore në Bjellorusi

25/05/2023

Lufta në Ukrainë/ Lukashenko: Rusia transferon armët bërthamore në Bjellorusi

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka deklaruar se ka filluar transferimi i disa prej  armëve bërthamore taktike nga Rusia në Bjellorusi.

“Ishte e nevojshme të përgatiteshin vendet e magazinimit, e kështu me radhë. Ne i bëmë të gjitha këto. Prandaj, filloi lëvizja e armëve bërthamore," tha Lukashenko.

Lukashenko premtoi gjithashtu sigurinë e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke thënë se “Mos u shqetësoni për armët bërthamore. Ne jemi përgjegjës për këtë. Këto janë çështje serioze. Gjithçka do të jetë në rregull këtu

Kjo vjen pasi Moska dhe Minsku nënshkruan një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, një nga fqinjët dhe aleatët më besnikë të Rusisë.

Lukashenko ngriti mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore strategjike nga Rusia në Bjellorusi gjatë një fjalimi kombëtar në mars, ndërsa akuzoi pa bazë vendet perëndimore se po “përgatiteshin për të pushtuar” Bjellorusinë dhe “për ta shkatërruar” atë.

/rtsh.al/