RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ Londra dërgon helikopterë në Kiev për herë të parë

23/11/2022

Lufta në Ukrainë/ Londra dërgon helikopterë në Kiev për herë të parë

Mbretëria e Bashkuar po dërgon helikopterë në Ukrainë për herë të parë për ta ndihmuar atë kundër sulmit rus. Lajmi u bë me dije nga Ministria britanike e Mbrojtjes. Konkretisht, helikopteri i parë “Sea King” tashmë ka mbërritur në Ukrainë dhe dy të tjerë do të pasojnë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, i cili ndodhet në Norvegji për të diskutuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën me aleatët, tha gjithashtu se Londra do t'i dërgojë Kievit 10,000 fishekë shtesë municionesh artilerie.

Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Këto municione shtesë do të ndihmojnë Ukrainën të sigurojë territorin që ka rimarrë javët e fundit”, tha Ben Wallace.

Sipas njoftimit, Ushtria Britanike në Mbretërinë e Bashkuar do të trajnojë 10 ekipe dhe inxhinierë të ushtrisë ukrainase që të mund të përdorin helikopterët “Sea Kings”.

Njoftimet pasojnë vizitën e së shtunës së kaluar në Kiev nga kryeministri Rishi Sunak, ku ai njoftoi 50 milion paund ndihmë ushtarake dhe 16 milion paund ndihmë humanitare./ CNN.gr

/rtsh.al/