RTSH 24 Live

Aktualitet

Lufta në Lindjen e Mesme, shqiptarja flet nga Izraeli: “Vendi po lufton për të mbrojtur popullin, lufta të vazhdojë deri në fund”

15 orë para

Lufta në Lindjen e Mesme, shqiptarja flet nga Izraeli: “Vendi po lufton për të mbrojtur popullin, lufta të vazhdojë deri në fund”

Jeta Gani, Koordinatore arsimi, zv.kryetare e diasporës në Izrael dhe një nga shqiptaret që jeton atje, në një lidhje për emisionin “Jetë shqiptare” shprehu mendimin se lufta mes Izraelit dhe Libanit duhet të vijojë deri në fund, pasi në të kundërt sipas saj grupet terroriste do të përmbushin synimin për zhdukjen e Izraelit.

Kemi një vit që bëjmë një jetë të vështirë. Izraeli po vazhdon luftën e tij për të siguruar shtetin e tij, për t’i dhënë siguri popullit të tij për tu kthyer jetës normale. Duket që lufta do të jetë e gjatë. Një luftë që ne e përjetojmë shumë vështirë, por ama është një luftë që duhet të vazhdojë deri në fund pasi në të kundërt grupet terroriste dhe armiqtë që janë rreth Izraelit vetëm forcohen dhe përdorin mënyra të tmerrshme si të zhdukin Izraelin", tha Gani.

/rtsh.al/