RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Liban, forcat ajrore izraelite gati për të ndihmuar operacionin tokësor

17 orë para

Lufta në Liban, forcat ajrore izraelite gati për të ndihmuar operacionin tokësor

Forcat ajrore po përgatiten të ndihmojnë trupat izraelite në rast të një pushtimi të mundshëm tokësor të Libanit.

Ka qenë komandanti i forcave ajrore izraelit, gjeneral Major Tomer Bar i cili është shprehur në një video të shpërndarë nga ushtria se vendimi për të nisur një manovër të përbashkët në tokën libaneze nuk është i tij.

“Përgatitur, nëse aktivizohet. Ky është vendim që do të merret nga ata lart nesh”, thekson ai.  

Sipas tij, synimi aktual i forcave ajrore është të ndalojë transferimet e armëve nga Irani drejt Hezbollahut, pasi grupi militant "varet nga furnizimi që vjen nga Irani".

Ndërkaq, ditën e djeshme shefi ushtarak i Izraelit u tha trupave se sulmet ajrore të gjera në Liban që synonin grupin e armatosur Hezbollah mund t'u hapnin rrugën atyre që të "hyjnë në territorin e armikut".

/rtsh.al/