RTSH 24 Live

Botë

Lufta me Rusinë/ Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierdo të vizitojë Ukrainën

13/08/2022

Lufta me Rusinë/ Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierdo të vizitojë Ukrainën

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier po planifikon një vizitë në Kiev. Këtë e ka konfirmuar ambasadorja gjermane në Ukrainë, Anka Feldhusen, raporton La Repubblica.

Kreu i shtetit gjerman shprehu dëshirën të shkonte në kryeqytetin ukrainas në prill, së bashku me presidentët e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Por Steinmeier nuk u ftua zyrtarisht nga pala ukrainase duke rezultuar në tensione midis Berlinit dhe Kievit që e bëri kancelarin gjerman Olaf Scholz të vendoste të mos shkonte vetë në kryeqytetin ukrainas në atë kohë.

Gjermania është kritikuar se ka bërë shumë pak për të ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë.

/rtsh.al/