Gjermania do të japë 400 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Lajmin e konfirmon Ministri i Mbrojtjes, Boris (Pistorus) Pistorius dërgimin e ndihmës së re ushtarake ndërsa thekson se raketat "Taurus" nuk janë të përfshira në paketë.
“Ne po e furnizojmë Ukrainën me më shumë municion: eksplozivë, predha mortajash, raketa me mina. Municioni është ajo që Ukrainës i nevojitet më shumë për luftën e saj mbrojtëse. Për më tepër, Gjermania do të ndihmojë me automjete të blinduara dhe sisteme të çminimit dhe, në funksion të dimrit, do të dërgohen veshje dhe gjeneratorë të energjisë elektrike dhe ngrohjes, dhe deri në fund të vitit të paktën 10,000 ushtarë ukrainas do të jenë trajnuar në Gjermani. " tha Pistorius.
Gjermania i ka dhënë Ukrainës 5.4 miliardë euro ndihmë ushtarake që nga fillimi i vitit, ndërsa ka miratuar 10 miliardë licenca për programin e armëve për vitet në vijim.
/rtsh.al/