RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Britania e Madhe: S’do dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë, duhen muaj të tërë trajnim për t’u pilotuar

31/01/2023

Lufta/ Britania e Madhe: S’do dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë, duhen muaj të tërë trajnim për t’u pilotuar

Britania e Madhe ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë avionët e saj luftarakë në Ukrainë.

Sipas autoriteteve britanike, avionët luftarakë janë të sofistikuar dhe duhen muaj për të mësuar se si të pilotohen.

Gjithashtu, autoritetet britanike shpjegojnë se në këto kushte “nuk është praktike të dërgohen ata avionë në Ukrainë”.

Ky qëndrim vjen pasi zyrtarët ukrainas vazhdojnë të bëjnë presion ndaj aleatëve të tyre perëndimorë për burime të mëtejshme ushtarake, transmeton CNN

Nga ana e saj, Mbretëria e Bashkuar bën të ditur se është e përkushtuar të vazhdojë të “diskutojë me aleatët tanë rreth asaj që ne mendojmë se cila është qasja e duhur” kur bëhet fjalë për të ndihmuar Ukrainën. 

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se megjithëse Franca nuk kishte marrë asnjë kërkesë nga Ukraina për të dërguar avionë luftarakë, “asgjë nuk është e kufizuar në parim”.

/rtsh.al/