RTSH 24 Live

Politikë

LSI regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale

28/01/2022

LSI regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresën për t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të mbahen në 6 Bashki: Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë, Shkodër dhe Dibër.

LSI bëhet partia e tretë që regjistrohet pas PS e PD të cilat u regjistruan më 25 Janar.

Kujtojmë se afati i fundit për regjistrimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme është data 31 Janar 2022 ndërsa për koalicionet brenda 24 orëve nga miratimi i të gjitha kërkesave për regjistrimin e partive politike.

Ndërsa ende pritet se si do të veprojë Sali Berisha për regjistrimin për pjesëmarrje në këto zgjedhje, nuk përjashtohet edhe mundësia e një koalicioni me LSI, ku vetë Berisha tha se negociatat vijojnë.