RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

LSDM shtyn dorëheqjen e kryeministrit Zaev

10/11/2021

LSDM shtyn dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Këshilli ekzekutiv i LSDM-së vendosi njëzëri që kryeministri dhe lideri i partisë, Zoran Zaev të shtyjë dorëheqjen deri në normalizimin e proceseve në shtet.

”Gjatë diskutimeve u vendos… që kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev të shtyjë dorëheqjen për një kohë të caktuar”, deklaroi kryesuesi i KQ të LSDM-së, Pero Kostadinov
pas mbledhjeve të djeshme të të dyja organeve.

Sipas Kostadinov, shtyrja e dorëheqjes do të jetë për kohë të pacaktuar derisa
situata në shtet e kërkon këtë.

Ai theksoi se shpresonte se ”të gjithë, para së gjithash politikanët dhe funksionarët, do ta ruajnë kursin demokratik” dhe se ”të gjithë bashkë do të vazhdojmë në rrugët të cilat nënkuptojnë progres në rrugën evropiane”.

Partia paralajmëroi se vazhdon të bisedojë edhe të inicojë bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe demokratike, me qëllim që të sigurojë të ardhme të qendrueshme për shtetin dhe popullin./ATSH