RTSH 24 Live

Kuriozitete

Lojrari profesionist i Call of Duty tërhiqet për shkak të dëmtimit të dorës

20/01/2021

Lojrari profesionist i Call of Duty tërhiqet për shkak të dëmtimit të dorës

Lojtari i Call of Duty  Thomas “ZooMaa” Paparatto do të tërhiqet nga lojërat profesionale për shkak të një dëmtimi të pësuar. 25 vjeçari nuk do të konkurrojë në të ardhmen për shkak se vuan nga një dhembje në dorë që e bën të pamundur luajtjen. Ai luan për New York Subliners dhe një dëmtim i dorës do të thotë se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Ai vuan nga dhimbje të gishtit dhe kyçit të dorës duke e bërë të pamundur të garojë mes lojtarëve më të mirë në botë. Mbarë komuniteti gaming u solidarizua me Paparatto duke i shkuar në mbështetje menjëherë pas lajmit.