RTSH 24 Live

Sport

Lojërat Mesdhetare 2030, Shqipëria mbështet kandidaturën e Kosovës 

16/05/2023

Lojërat Mesdhetare 2030, Shqipëria mbështet kandidaturën e Kosovës 

Shqipëria do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe do të lehtësojë procesin e përgatitjes dhe organizimit të garave të sportit të lundrimit në bregdetin shqiptar.

Lajmin e njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në rrjetet sociale.

Sëbashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ata nënshkruan marrëveshjen që mbështet kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Shqipëria angazhohet për të mbështetur Kosovën në lehtësimin e procesit të përgatitjes dhe organizimit të garave të sportit të lundrimit.

Ministrja Evis Kushi u shprehse Shqipëria është e vendosur që të forcojë bashkëpunimin me Kosovën në çdo fushë dhe nismat e ndërmarra mes dy qeverive të vijojnë të zbatohen me sukses.

Mes institucioneve të varësisë të të dy ministrive përgjegjëse për sportin në Shqipëri dhe Kosovë, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, do të ketë një koordinim të detajuar në bregdetin shqiptar, për procesin e përgatitjes dhe organizimit për zhvillimin e sportit të lundrimit, si pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, në përputhje me rregullat, standardet, dhe kërkesat e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare dhe organizatës ndërkombëtare të sportit përkatës.

 

/ rtsh.al /