RTSH 24 Live

Kronika

Lojëra fati në lokal, arrestohen 5 persona, mes tyre pronari i biznesit

26/09/2022

Lojëra fati në lokal, arrestohen 5 persona, mes tyre pronari i biznesit

Pesë persona mes tyre pronari i lokalit janë arrestuar për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara". Sipas njoftimit të policisë A. N., 33 vjeç kishte vënë në dispozicion të lojrave të fatin lokalin e tij, ndërsa 2 të tjerë u arrestuan për organizim të lojrave të fatit. Ndërkohë 2 të tjerët u arrestuan ndërsa luanin me zare në lokal.

"Policia sekuestroi shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në Prush, organizohej kjo veprimtari e kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Table".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. N., 33 vjeç, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara";

- L. M., 55 vjeç, A. K., 29 vjeç, A. A., 38 vjeç dhe S. R., 27 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë konstatuar një tavolinë të përshtatur për lojëra fati. Në ambientet e lokalit janë konstatuar edhe shtetasit L. M., A. K., A. A. dhe S. R., duke luajtur lojëra fati, me anë të zareve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/