RTSH 24 Live

Politikë

Listë e përbashkët me PD, kreu i PAA, Duka, arrin marrëveshjen me Bashën

13/01/2021

Listë e përbashkët me PD, kreu i PAA, Duka, arrin marrëveshjen me Bashën

Agron Duka është aleati i parë i Partisë Demokratike, i cili mbyll negociatat për zgjedhjet e 25 Prillit me kreun e PD, Lulzim Basha. Pasi doli nga selia e PD, kryetari i Partise Agrare Ambientaliste konfirmoi se marrëveshja e arritur parashikon që ai të renditet në një vend fitues në listën e opozitës në Durrës, ndërsa PAA të ketë përfaqësim në të gjithë qarqet e vendit.

Ndërkohë që në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA-së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati Basha, në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021, vijon takimet me aleatët e tjerë. Zoti Basha është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Republikanët kanë prezantuar 36 kandidatët për deputetë, duke i kërkuar Bashës që të jenë pjesë e listës së përbashkët. Sa i përket LSI-së. ajo do të dalë me listat e veta në zgjedhjet parlamentare.