Dalin listat paraprake për zgjedhjet në datën 25 Prill. Burime zyrtare pranë Gjendjes Civile bëjnë me dije se listat janë afishuar pranë qendrave të votimit por mund të gjenden edhe online tek faqja e internetit të Komisionit Qëndror Zgjedhor. Të gjithë qytetarët duhet të verifikojnë emrin në listat e zgjedhjeve,qendrën e votimit si dhe të rinovojnë dokumentët e identifikimit. Të njëjta burime bëjnë me dije se në rast se qytetarët konstatojnë parregullsi tek të dhënat e tyre apo dëshirojnë të shtojnë ose ndryshojnë të dhëna në ekstraktin zgjedhor mund të paraqiten tek sportelet e Gjendjes Civile. Ndërkohë sa i përket vlefshmërisë së dokumentave të identifikimit qoftë ID ose pashaportë të gjithë qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i tyre duhet ta rinovojnë atë para datës së zgjedhjeve dhe jo në momentin e fundit.
Burime pranë Gjendjes Civile bëjnë me dije se listat paraprake përditësohen çdo fillim muaji tek çdo qendër votimi deri në 60 ditë para fillimit të zgjedhjeve.