RTSH 24 Live

Kosova

Lista Serbe: Kurti po punon kundër interesave të popullit serb, qëllimi ynë rrëzimi i qeverisë

03/08/2022

Lista Serbe: Kurti po punon kundër interesave të popullit serb, qëllimi ynë rrëzimi i qeverisë

Lista Serbe, përmes një njoftimi për mediat, deklaroi se qeveria Kurti po punon kundër interesave të popullit serb. Sipas këtij njoftimi, Lista shpall si qëllim politik të rrëzojë qeverinë Kurti.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, deklaroi kjo parti.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrëveshje koalicioni me Listën Serbe, por, sipas Kushtetutës, kjo parti merr pjesë në ekzekutiv, duke udhëhequr me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

/rtsh.al/