RTSH 24 Live

Aktualitet

Liroi një person të shpallur në kërkim, Gjykata e Lartë pezullon nga puna shefin e Seksionit të Trafiqeve në Elbasan

31/01/2023

Liroi një person të shpallur në kërkim, Gjykata e Lartë pezullon nga puna shefin e Seksionit të Trafiqeve në Elbasan

Shefi i Seksioni të Trafiqeve në Elbasan është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Lartë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Nëpërmjet një njoftimi, bëhet me dije se pezullimi i policit, me inicialet U.Sh., u bë për shkak se ka liruar një person të shpallur në kërkim.

Polici 38-vjeçar kishte shoqëruar në komisariat personin e shpallur në kërkim, por nuk ka njoftuar prokurorinë e Elbasanit që kishte dosjen e të tij, duke e lënë atë të lirë.

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan. Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan”, njofton policia.

/rtsh.al/