RTSH 24 Live

Aktualitet

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, zëvendësohet nga Iris Ago

22/06/2022

Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, zëvendësohet nga Iris Ago
Elvis Koçi

Është liruar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërsa në vend të tij është emëruar Iris Ago.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në VKM.

/rtsh.al/