RTSH 24 Live

Kronika

Lirohet nga burgu sanitarja që mori rryshfet, gjykata lë në “arrest shtëpie” Tire Alldervishi

16/07/2021

Lirohet nga burgu sanitarja që mori rryshfet,  gjykata lë në “arrest shtëpie” Tire Alldervishi

Tire Alldervishi, sanitarja në Spitalin “Shefqet Ndroqi” që mori rryshfet nga vajza e një pacienteje me koronavirus, është liruar nga burgu. Gjykata ka ndryhuar masën e sigurisë ndaj saj, duke e lënë në  “arrest shtëpie”.
Sanitarja u arrestua pas denoncimit të bërë nga vajza, pasi pacientja ndërroi jetë në spital. Ajo i kishte dhënë 8 milion lekë sanitares për t’u kujdesur për të ëmën.
Në pranga bashkë me Tire Alldervishin ranë dhe dy mjeke dhe një sanitare, por ato u liruan, pasi nuk kishte prova që rëndonin pozitën e tyre.