RTSH 24 Live

Aktualitet

Lirohet nga burgu Burim Duraku, akuzohet për vrasje në Greqi! Tejkaloi afatet në paraburgim, shuhet dënimi

25/06/2022

Lirohet nga burgu Burim Duraku, akuzohet për vrasje në Greqi! Tejkaloi afatet në paraburgim, shuhet dënimi
Burim Duraku gjatë arrestimit në Kukës

Burim Duraku është liruar nga qelia pasi ndaj tij u tejkaluan afatet e paraburgimit duke bërë që Gjykata e Kukësit të shuaj dënimin.  Burim Durakun akuzohet për vrasje në Greqi, ku në bashkëpunim me një tjetwr grabitwn dhe vranë një grua. Ngjarja ndodhi në 2010, ku ai së bashku me kolegun e tij u futën të maskuar në një banesë në Argostoli të Greqisë dhe në tentativë për të vjedhur i kanë marrë jetën edhe pronares. Për ngjarjen e rëndë ai u shpall në kërkim ndërkombëtar ku u arrestua nga RENEA në 2019.

Po ashtu Duraku akuzohet edhe për disa vjedhje të banesave në zona të ndryshme të Greqisë, konkretisht:

Më datë 26.03.2010,  në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

/rtsh.al/