RTSH 24 Live

Botë

Lira në kolaps pas dëbimit të ambasadorëve

25/10/2021

Lira në kolaps pas dëbimit të ambasadorëve

Lira turke prek një tjetër rekord negativ, pas dëbimit të urdhëruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan të 10 ambasadorëve perëndimorë nga Turqia, përfshirë ata të SHBA -së, Gjermanisë dhe Francës.

Monedha kombëtare turke u zhvlerësua me më shumë se 2,0% brenda një dite.

Erdogan kërkoi dëbimin e ambasadorëve të Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, të cilët kërkuan lirimin e një disidenti politik.

Ndërkohë, pritet një ulje prej 16% e interesit për kreditë e bankave shtetërore turke.

Ndër bankat në fjalë është edhe ”Halk Banka”, e përfshirë në një hetim në SHBA, e akuzuar se ka ndihmoi në krijimin e një skeme për t’iu shmangur sanksioneve amerikane kundër Iranit./ATSH