RTSH 24 Live

Ekonomi

Linjë hekurudhore Vorë- Hani i Hotit/ BERZH, kredi 62.9 milionë euro për bashkëfinancimin e projektit

10/08/2022

Linjë hekurudhore Vorë- Hani i Hotit/ BERZH, kredi  62.9 milionë euro për bashkëfinancimin e projektit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrtojnë një kredi deri në 62.9 milionë euro (64.2 milionë dollarë) për Shqipërinë për rehabilitimin e një linje hekurudhore 120 kilometra.

Linja lidh segmentin Vore duke kaluar në pjesën qendrore të vendit deri në Pikën kufitare Hani i Hotit ku fillon Mali i Zi.

Në një dokument përmbledhës të projektit, Banka Europiane për rindërtim e zhvillim bëri të ditur se  përfituesi përfundimtar i kredisë do të jetë Operatori shtetëror hekurudhor Hekurudhat Shqiptare.

“Projekti i rehabilitimit të hekurudhave do të bashkë financohet nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, thuhet në dokumentin përmbledhës të projektit.

Kostoja totale e projektit llogaritet në rreth 267 milionë euro, ndërsa mendohet të përfundojë si miratim financimi në nëntor të këtij viti, ndërtimi i këtij segmenti hekurudhor i konsideruar si pjesë e Rrjetit Kryesor të Ballkanit Perëndimor dhe një shtrirje treguese e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian në rajon, e lidh Shqipërinë me këtë sistem duke ekspozuar dhe zhvillimin e saj ekonomik.

Transport më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm siç është ai hekurudhor promovon kalimin e modalitetit nga rruga në hekurudhë në Shqipëri.

/rtsh/