RTSH 24 Live

Teknologji

Linja e iPhone për 2022 përfshin dy modele me kosto të ulët

24/06/2021

Linja e iPhone për 2022 përfshin dy modele me kosto të ulët

Analisti i cili ka qenë historikisht i saktë me parashikimin e planeve të Apple, Ming-Chi Kuo, tha ditën e sotme se linja e iPhone për 2022 do të përfshijë dy modele me kosto të ulët 6.1-inç dhe 6.7-inç.

iPhone 14 do të ketë dy modele të shtrenjta dhe dy modele “low-cost”, me ekrane 6.1-inç dhe 6.7-inç respektivisht. Sipas Kuo modeli me kosto të ulët 6.7-inç nuk kushton më tepër sesa 900 dollarë ndërsa kujtojmë se iPhone 12 Pro Max ka çmim bazë prej 1,099 dollarësh.
Përveç modeleve të reja, Kuo thotë se iPhone 2022 kanë sensorë të shenjave të gishtërinjve nën ekran. Shumica e iPhone nuk ka kanë skanerë të tillë se Apple ka zgjedhur Face ID.

Së fundi Kuo foli edhe për kamerat të cilat do të pësojnë transformim me sensorët 48-megapiksel. Ai që mungon në raport është modeli 5.4-inç iPhone mini i cili nuk ka performuar mirë as sipas raporteve të industrisë. Thuhet se Apple ka prodhuar 70% më pak iPhone mini sesa kishte parashikuar.