RTSH 24 Live

Ekonomi

Ligji i ri për energjitë e rinovueshme. Energjia do të matet në bazë vjetore

31/03/2023

Ligji i ri për energjitë e rinovueshme. Energjia do të matet në bazë vjetore

Shumë shpejt pritet të marrë miratimin final në paralament projekt Ligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.

Ky projekt ligj sjell disa risi për vetëprodhuesit e energjisë si dhe synon uljen e varësisë nga importi.

Drafti i paraqitur në komisione synon uljen e varësisë nga importi, nxitjen e individëve dhe sipërmarrjes për ta prodhur vetë energjinë si dhe reduktimin e humbjeve teknike në rrjet.

Për Anduel Çekrezin ekspert i sektorit drafti plotëson pjesërisht kërkesat e paraqitura nga sipërmarrja.

Ai sjell edhe disa risi për sipërmarrjet dhe individët veteprodhues.

Zoti Çekrezi vlerëson se drafti mund të konsiderohet një hap përpara në raport me kuadrin ligjor aktual.  Kjo mund të përbëjë një sfidë për kapacitetet e rrjetit aktual energjitik. 

Sipas tij është i nevojshëm një liberalizim i metejshëm i sektorit, prania e më shumë sipërmarrjeve në tregun energjitik.

 Për ekspertin një ndihmë të madhe pritet të sjelle edhe krijimi i bursës së energjisë.

/ rtsh /