RTSH 24 Live

Politikë

Ligji i qeverisjes elektronike, Balluku: Rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt

08/02/2023

Ligji i qeverisjes elektronike, Balluku: Rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është kaluar ligji i qeverisjes elektronike, që do të rregullojë një pjesë të mirë të sektorit përsa i përket marrëdhënieve të kompanive shtetërore dhe atyre private. Ky projektligj, theksoi Balluku, do të marrë jetë shumë shpejt.

Në mbledhje kemi kaluar ligjin e qeverisjes elektronike, dixhitalizimi i proceseve dhe shërbimeve, dhe për të regulluar një pjesë të mirë të sektorit përsa i përket marrëdhënieve të kompanive shtetërore dhe private, ky projektligj është rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt.

Qeveria prej kohësh ka nisur një studim të tregut përsa i përket profesioneve të veçanta me zhvillimet teknologjike dhe tregtare, punënjës të AKSHI, apo punonjësit e ASIG që shumë shpejt do arrijnë të menaxhojnë imazherinë e dronëve dhe satelitëve.

Për ta hapur tregun dhe për ta bërë të konkurueshëm edhe pozicionet brenda administratës publike por që do ofrojnë shërbime të lidhura direkt me teknologjinë apo profesione të posaçme, ne do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë fushë, i cili do përfshijë gjithë trajtimin e profesioneve që sot në treg konkurrojmë në mënyrë të vështirë për shkak të pagave të ulëta me sektorin privat”, tha Balluku.

Pyetur mbi arsyen e mosfunksionimit të inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit, Balluku u shpreh se fokus i qeverisë është trajtimi i mbetjeve. Ajo sqaroi se inceneratori i Elbasanit është funksional, por aktualisht ndodhet në një process të ndryshimit të pompave.

Qeveria e ka patur fokusin te trajtimi i mbetjeve. Ky ka qenë dhe projekti fillestar përsa i përket inceneratorëve. Duhet patur parasysh që rasti i Fierit dhe Elbasanit janë dy raste të ndryshme. Elbasani është incenerator funksional që ka prodhuar dhe energji dhe ky është një argument dhe fakt që mund ta gjeni, nga OSHEE dhe është paguar ajo energji. Por pas 3 vitesh funksionim, inceneratori i Elbasanit, si çdo industri, fabrikë apo teknologji mund të ketë kohët e veta të rimonteve. Në dijeninë time ka një proces të ndryshimit të pompave. Inceneratori i Elbasanit menaxhohet nga Bashkia e Elbasanit sipas një kontrate qiraje me agjencinë e sekuetros.

Inceneratori i Fierit është marrë në menaxhim nga Agjencia e Sekuestros. Për shkak të të gjithë procedurës që ndodhet sot inceneratori i Fierit. Dhe në momentin që është marrë në sekuestro nuk ka qenë i përfunduar. Në dijeninë time administrator i sekuestros dhe gjithë punonjësit po vazhdojnë procesin për ndërtimin e inceneratorit”, tha Balluku.

/rtsh.al/