RTSH 24 Live

Sociale

Lidhja shpirtërore me pëllumbat, familja e Paolo Kacerit prej 70 vitesh rrit pëllumba

28/05/2023

Lidhja shpirtërore me pëllumbat, familja e Paolo Kacerit prej 70 vitesh rrit pëllumba

Me profesion infermier, Paolo Kaceri ka një jetë që nuk e ndan nga vetja pasionit për rritjen dhe shtimin e pëllumbave. Me sakrifica jo të pakta, dashuria për këtë shpendë të paqtë ka kaluar në një traditë familjare që ruhet ndër breza

Ai është i dashuruar me pëllumbat dhe pasionin për t'u kujdesur për to e ka të trashëguar nga babai. Paolo Kaceri, infermier në profesion dhe njëkohësisht kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Shkodër veçon faktin se në familjen e tij kultivojnë pëllumbat prej 70 vitesh.

Paolo mban rreth 80 pëllumba të racës së Shkodrës dhe përkujdeset çdo ditë për to ndoshta edhe duke sakrifikuar pushimet e tij pasi e shikon të pamundur qëndrimin larg tyre.

Me krenari ai tregon për cilësinë që karakterizojnë pëllumbat që mban. Megjithatë si çdo gjë e bukur edhe ky pasion i Paolos ka sfidat e veta.

Përtej vështirësive Paolo, kujdesin për pëllumbat po ja ushqen edhe birit të tij duke vazhduar të ruajë traditën e familjes.

Përgatiti: M. Gjini          

/rtsh.al/