RTSH 24 Live

Politikë

Liderët evropianë në Tiranë me 6 dhjetor, Berisha: Në orën 12 protestë në Bulevard

23/11/2022

Liderët evropianë në Tiranë me 6 dhjetor, Berisha: Në orën 12 protestë në Bulevard

Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kryesisë së “Rithemelimit” dhe të drejtuesve të degëve, u kërkoi qytetarëve, që në ditën kur liderët e BE-së të vijnë në Tiranë (6 dhjetor), në kuadër të samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor, të protestojnë në orën 12 në Bulevard, kundër qeverisë “Rama”.

Sipas tij, asnjë nga liderët e BE-së, nuk është zgjedhur me patronazhistë dhe se asnjë prej tyre nuk u ka bërë thirrje policëve që të dalin e të mbledhin vota.

 Berisha deklaroi se protesta do të jetë një mesazh i shqiptarëve, se nuk pajtohen me këto gjëra.

“Ne qëndrojmë për vlerat evropiane dhe një Shqipëri me standarte demokratike. Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare, ndaj do të jemi në shesh kësaj rradhe në orën 12 kur të thërret koha, nuk ka më asnjë apel. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të martën në orën 12 të jenë të gjithë në bulevard. U them të gjithë këtyre papagajve të qeverisë se në Tiranë, më 6 dhjetor nuk mblidhen 30 diktatorë, por udhëheqës të vendeve të lira, pra, jam i bindur se ata kanë mirëkuptim të plotë për një popull që proteston”- deklaroi Berisha.

/rtsh.al/