RTSH 24 Live

Letërsi

Libri i princit Harry në treg nga 1 janari, “Spare” tregon lojën e pushtetit brënda Buckingham Palace

27/10/2022

Libri i princit Harry në treg nga 1 janari, “Spare” tregon lojën e pushtetit brënda Buckingham Palace

 

Libri në lidhje me kujtimet e Dukës së Suseksit, do publikohet më datë 10 janar, u shpreh shtëpia botuese Penguin Random. 

Libri i titulluar "Spare" dhe me autor vetë princin Harry do të përfshijë edhe versionin e vetë princit për sa i përket heqjes dorë nga detyrimet mbretërore si dhe shpërnguljes së tij në SHBA. 

Random House, në lidhje me këtë libër u shpreh: “Ndërkohë që Diana, Princesha e Uellsit, përcillej për në banesën e fundit, me miliarda njerëz pyesnin se si kjo gjë ka ndikuar emocionalisht te princërit dhe sa do ndikojë në jetët e tyre. Për Harryn, më në fund, është mundësia për të treguar historinë e tij”. 

Bakingam Palas u shpreh për mediat se nuk do japë ndonjë koment në lidhje me anoncimin e librit. Disa nga të ardhurat e librit “Spare” do të përdoren për të mbështetur shoqatat bamirëse në Britaninë e Madhe, ku përfshihen Sentable dhe UellChild. Botuesi u shpreh se respektivisht 1.5 milion dollar dhe 300.000 paund do të jepën për të dy shoqatat bamirëse. 

“Spare” pritet të jetë sipas analistëve një best seller jo vetëm në Britani, duke parë që flitet për vështirësitë dhe mbi të gjitha për lojën e pushtetit brënda familjes mbretërore më të fuqishme të botës.

/ rtsh.al /