RTSH 24 Live

Aktualitet

Librazhd/ Gjendet një shtetas maroken në gjendje thuajse të ngrirë

27/01/2022

Librazhd/ Gjendet një shtetas maroken në gjendje thuajse të ngrirë

Policia bëri të ditur pak minuta më parë se një shtetas maroken, i moshës rreth 22 vjeç, është gjetur në gjendje hipotermie, (pothuajse i ngrirë), në Librazhd. Identiteti i tij ende nuk është bërë me dije nga autoritetet policore. Mësohet se i riu u gjet i ngrirë, por me shenja jete. Ai u gjet në oborrin e xhamisë së Dragostunjës. Autoritetet mjekësore informojnë se e kanë stabilizuar shëndetin e tij. Sipas mjekëve, këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.