RTSH 24 Live

Kulturë

Libra në gjuhë të huaja, që lexonte poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, i dorëzohen Bibliotekës Kombëtare

04/11/2022

Libra në gjuhë të huaja, që lexonte poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, i dorëzohen Bibliotekës Kombëtare

670 tituj librash në gjuhë të huaja, në gjermanisht, frëngjisht, rumanisht, greqisht, që lexonte poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci, i janë dorëzuar sot nga bijat e tij, Maria dhe Konstandina Poradeci, Bibliotekës Kombëtare.

Libra që Lasgushi i kishte blerë nëpër Evropë gjatë kohës së studimeve, por që u ndërprenë në komunizëm. Madje, në këtë periudhë, disa prej tyre, që ishin tituj të ndaluar, mes të cilëve edhe Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës, sipas rrëfimit të Marie Poradecit, detyrimisht edhe u dogjën prej vetë Lasgushit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh e gatshme që shteti të blejë edhe trashëgimi të tjera prej figurave të mëdha të kulturës së kombit tonë edhe në fusha të tjera. Kjo, jo vetëm si kontribut për kulturën, por edhe si një veprim mbështetës ekonomik për familjet e tyre.

/rtsh.al/