RTSH 24 Live

Teknologji

LG ndalon biznesin me telefona të mençur

05/04/2021

LG ndalon biznesin me telefona të mençur

Kompania jug-koreane LG Electronics njoftoi të hënën se do të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur. Ky sektor ka pësuar humbje për gati gjashtë vjet, të cilat kapin vlerën e rreth 4.5 miliardë dollarëve. LG ka bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamerat me kënd shumë të gjerë. Në vitin 2013 është bërë prodhuesi i tretë më i madh i smartphone-ve, por udhëheqësit e kompanisë thanë se tregu i telefonave mobilë është bërë “tepër konkurrues”. Firma jug-koreane Samsung dhe ajo amerikane Apple janë dy lojtaret më të mëdha në tregun e smartphone-ve. Për krahasim, vitin e kaluar, Samsung ka shitur 256 milionë telefona, ndërsa LG 28 milionë. Por, LG vazhdon të ketë biznes të fortë me pajisjet shtëpiake dhe televizorët. LG është marka e dytë televizive më e shitur në botë, pas Samsung-ut.