RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhe, shfaqet murtaja afrikane e derrit

9 orë para

Lezhe, shfaqet murtaja afrikane e derrit

Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje, pasi nga analizat e kryera ka rezultuar se në disa ferma mbarështimi disa derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane. 

Në kordinim edhe me institucionet e tjera Bashkinë Lezhë, Policinë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Shërbimi Veterinar ka bërë djegien dhe asgjësimi e derrave të ngordhur në vendin ku janë gjetur si dhe dezinfektimin e zonës. 

Ndërkohë pjesa e Malit të Rrencit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.

Monitorimi do të jetë i vazhdueshem përgjatë 20 diteve në vijim, ndërsa Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Lezhë Ded Rama ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe kryesisht atyre që merrem me  gjueti që të sinjalizojnë insitucionin që ai drejton nëse konstatojnë kafshë të ngordhura, me qëllim që të veprohet menjëherë dhe sëmundja mos të përhapet. 

Shërbimi Veterinar kujton se nuk ka vend për panik, pasi Murtaja Afrikane e Derrit nuk përhapet tek njerezit dhe vatra e konstatuar është e izoluar.

/ rtsh.al /