RTSH 24 Live

Sociale

Lezhë, probleme me ujin e pijshëm në fshatin Ferr Spiten

28/07/2022

Lezhë, probleme me ujin e pijshëm në fshatin Ferr Spiten

Banorët e fshatit Ferr Spiten, në Tresh të Lezhës, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Një pjesë e banorëve e blejnë ujin, ndërsa të tjerë e mbushin ujin larg fshatit. Disa prej tyre kanë shtrirë tubacionet plastike, me qëllim furnizimin në familjet e tyre me ujë, ndërkohë që të tilla lidhje me tubacione plastike janë jashtë standerdeve.

Prej vitesh banorët e disa fshatrave të Lezhës, mes tyre dhe fshatit Ferr Spiten, nuk furnizohen me ujë nga rrjeti, ndërsa akuzojnë autoritetet vendore se kanë qëndruar indiferent ndaj shqetësimit të tyre.

/rtsh.al/