RTSH 24 Live

Kulturë

Lezhë, ndahen çmimet  “At Gjergj Fishta” në prozë, poezi dhe memorualistikë

24/10/2022

Lezhë, ndahen çmimet  “At Gjergj Fishta” në prozë, poezi dhe memorualistikë

E kthyer në një traditë të përvitshme nga Bashkia e Lezhës, ditëlindja e poetit mbarëkombëtarë, “At Gjergj Fishta”, shënon edhe ndarjen e çmimeve në prozë, poezi dhe memorualistikë, që mbajnë emrin e këtij kolosi të letërsisë shqipe.

 Në këtë edicion ku kanë marrë pjesë 22 autorë nga e gjithë Shqipëria, juria ka përzjgedhur si fitues të këtij konkursi kombëtarë, Durim Thaqin në prozë më librin “Liqeni në mes të detit, në poezi Arben Dedjan me librin “Italian job” dhe në memorualistikë Frano Kullin me librin “Fjalori i Gjergj Fishtës”.

Juria e përbërë nga shkrimtari Stefan Çepaliku kryetarë dhe anëtarë redaktoren Suela Bala dhe shkrimtarin Ndue Dedaj, kanë vlersuar për punën e tyre me çmimin e karrierës edhe autorët, Zija Çela për kontributin e tij në pasurimin e prozës së shkurtër e të gjatë shqipe me tematika e forma të reja, poetin Rudolf Marku për larmin e poezisë së tij. Duke iu referuar këtij konkursi letërsie, të pranishmit thonë se Lezha vazhdon të jetë një nxitëse në letërsi dhe çmime të tilla janë vlersim për çdo autor.

Për kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ky qytet vazhdon të jetë muzë frymëzimi në letërsi dhe nuk mund të mungojnë vlersimet nga ky qytet, por nga ana tjetër sot flitet për një personazh të jashtëzakonshëm si Fishta, që është bërë jo vetëm i dashur, por edhe i kuptueshëm për të gjithë, pavarsisht gjuhës së përdorur prej tij.

Në ndarjen e çmimeve “At Gjergj Fishta” në letërsi për vitin 2022 morën pjesën shkrimtarë e poetë, ndërsa aktiviteti u shoqërua edhe me pjesë artistike nga krijimtaria e Fishtës.

/rtsh.al/