RTSH 24 Live

Aktualitet

Lëviznin me shpejtësi tej normave, pezullohen 60 patenta, vendosen 105 gjoba në vetëm 2 orë në Rrugën e Kombit

13/05/2022

Lëviznin me shpejtësi tej normave, pezullohen 60 patenta, vendosen 105 gjoba në vetëm 2 orë në Rrugën e Kombit

Gjatë 2 orëve monitorim në Rrugën e Kombit, policia ka pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Monitorimi është bërë nga makina inteligjente, e cila ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

Automjetet që shkelën rregullat e qarkullimit rrugor janë ndaluar më pas nga Policia Rrugore ku u janë vendosur gjoba deri në pezullim të patentës.

Aksidentet e shtuara në rrugët e vendit kanë bërë që policia të shtojë kontrollet për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.  

/rtsh.al/