RTSH 24 Live

Botë

Lëvizje e rrallë në Senatin Amerikan, Republikanët dhe demokratët pro përshpejtimit të proçedurës së draftit të ri për armët

22/06/2022

Lëvizje e rrallë në Senatin Amerikan, Republikanët dhe demokratët pro përshpejtimit të proçedurës së draftit të ri për armët

Senati Amerikan ka marrë hapin e parë drejt miratimit  të legjislacionit të ri për kontrollin e armëve, ku të martën,  anëtaret e tij votuan pro përshpejtimit të kalimit të projekligjit dy partiak për ashpërsimin e kontrollit të armëve, cka do të thotë se ai mund të kthehet në ligj javën e ardhshme. Por megjithëse legjislacioni konsiderohet domethtnës, propozimet që janë përfshirë në të nuk përmbushin të gjitha pritshmëritë e shumë demokratëve dhe aktivistëve që prej javësh kanë bërë thirrje për ashpërismin e ligjeve për armët.

Mes masave të përfshira në projekligj janë edhe kontrollet më të ashpra dhe të detajuara për të kaluarën e blerësve të moshës nën 21 vjec. Drafti gjithashtu bën thirrje për financime për të inkurajaur shtetet të zbatojnë ligje që iu heqin  armët nga duart personave që konsiderohen të rrezikshëm. Ai gjithashtu përfshin 15 miliardë dollar financime federale për programe të shëndetit mendor si dhe për përmirësimin e sigurisë së shkollave. Sipas tij ndalohet shitja e armëve për personat që kanë qenë dënuar për abuzimin e partnerëve intimë me të cilët nuk kanë qenë të martuar.

Kjo është hera e parë në shumë dekada që një legjislacion për ashpërsimin e kontrollit të armëve ka marrë një nivel të tillë mbështetje nga republikanët dhe demokratët në senat. Votimi i së martës në dhomën e lartë të kongresit amerikan, i cili ishte procedurial, kaloi me 64 vota pro dhe 34 kundër në më pak se dy orë pas qarkullimit të tekstit përfundimtar të legjislacionit,  cili duhet të kalojë edhe nga dhoma e përfaqësuesve që kontrollohet nga demokratët para se presidenti xho bajden ta nënshkruajë që ai të kthehet në ligj.

/rtsh/