RTSH 24 Live

Lifestyle

Letër alumini në këpucë, sekreti që jua bën jetën më të lehtë

29/11/2022

Letër alumini në këpucë, sekreti që jua bën jetën më të lehtë

Dimër dhe këmbë të ftohta një kombinim pothuajse thelbësor kur temperaturat bien dhe e gjejmë veten me gjymtyrë të ngrira në çdo kohë të ditës. Por ka disa truke shumë të dobishme për t'i mbajtur këmbët tuaja të ngrohta edhe jashtë.

Letër alumini në këpucë për çfarë shërben?

Letra alumini është një nga aksesorët më të gjithanshëm të kuzhinës. I përdorur mbi të gjitha për ruajtjen e ushqimit, mund të përdoret edhe për të zgjidhur shumë probleme të vogla. Në realitet, sekreti është te nxehtësia që mban mirë dhe kufizon shpërndarjen e nxehtësisë  jashtë. Sipas të njëjtit parim, pse të mos përdorni letër alumini për t'i mbajtur këmbët tuaja të ngrohta kur temperaturat bëhen më të ftohta? Në fakt, në treg ka shtresa termike komode të bëra me një shtresë alumini dhe një material shumë të butë prej pëlhure, i cili rrit ndjesinë e nxehtësisë dhe thith në mënyrë efektive lagështinë nëse djersiteni. Një ide sa e thjeshtë aq edhe gjeniale, për të luftuar të ftohtin në atë që është padyshim një nga zonat më të ndjeshme të trupit.

Si të përdorni letër alumini kundër të ftohtit

Nëse nuk keni shtresa termike në dispozicion, mund të krijoni një palë në shtëpi lehtësisht. Procedura është shumë e thjeshtë, merrni një palë këpucë dhe shtroni një fletë letre alumini në shtresën e tyre.  Vendosni shtresën brenda këpucës, veshja e aluminit do t’ju ndihmojë të mbroni këmbët nga i ftohti. Me këto pak lëvizje keni shndërruar një palë këpucë normale në një mjet të përsosur kundër të ftohtit.

Ilaçe natyrale për këmbët e ftohta

Sigurisht, përdorimi i letrës së aluminit në këpucët tuaja është vetëm një nga truket e shumta për t'i mbajtur këmbët tuaja të ngrohta në dimër. Gjymtyrët i nënshtrohen rënies së papritur të temperaturës dhe jo vetëm sepse janë pjesët më të ekspozuara të trupit por është një fenomen termorregullimi, nëpërmjet të cilit trupi e zhvendos nxehtësinë drejt organeve të brendshme vitale për të siguruar funksionimin e tyre. Prandaj nuk bëhet fjalë për të qenë pak a shumë i ndjeshëm ndaj ftohjes, por për një proces normal trupor .

Përveç këpucëve dhe çorapeve, ka sekrete të tjera për t'i mbajtur këmbët tuaja të ngrohta . Nëse keni qëndruar në vend për një kohë të gjatë, ushtrimet fizike ndihmojnë në riaktivizimin e qarkullimit, rrotullimi i kyçit të këmbës, shtrirja e gishtërinjve dhe ngritja e gishtërinjve janë një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar ngrohtësinë. 

/rtsh.al/